Një 37-vjeçar plagoset në një lokal në Prishtinë
Publikuar:
(08.01.2023 22:52:34)

Një plagosje ka ndodhur në një lokal të Prishtinës në lagjen Emshir .
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes.
Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Shqip.com.
“Sot rreth orës 21:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në një lokal, në lagjen Emshir të Prishtinës. Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, B.A, mashkull 37 vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ajo.
Më tutje është bërë e ditur se aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.
/Shqip.com