Lajme

27-vjeçari gjendet i varur në tarracën e një hoteli në Gjakovë

Lajmi i Fundit.

Një person nga Kosova me shtetësi Amerikane është gjetur i varur në një hotel në Gjakovë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, e ka konfirmuar rastin për Shqip.com, ku ka treguar se rasti ka ndodhur rreth orës 14:00 të së premtes.

“Patrulla policor ka shkuar në atë lokacion dhe ka takuar punëtorin në hotelin “Luxus” dhe i njëjti ka informuar se këtë person e ka pranuar mbrëmë rreth mesnatës, kurse sot ka vërejtur këtë person të varur në tarracën e hotelit. Në vendngjarje po ashtu ka dalë emergjenca dhe mjeku kujdestar, ku ka bërë konstatimin e vdekjes se personit te moshës 1995”, ka bërë të ditur Gjurkaj.

Ai gjithashtu ka pohuar se në lidhje me rastin është informuar edhe prokurori kujdestar i cili ka dalë në vendin e ngjarjes.

Policia e Kosovës

“Pas procedimit te vendit të ngjarjes trupi i viktimës është ekzaminuar dhe tërhequr nga ekipi i mjekësisë ligjore  ku me urdhër te prokurorit viktima është dërguar në IML për autopsi”, ka thënë ndër të tjera Gjurkaj./Shqip.com