Lajme

Një 26-vjeçar gjendet i vdekur në Qendrën e Azilit në Magure

Qendra e Azilit në Magurë

Një 26 vjeçar është gjetur i vdekur në Qendrën e Azilit në Magure.

Lajmin për SHQIP.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se viktima është shtetas i huaj.

“Rreth orës 09:15, është pranuar informata për një trup të pa jetë, në Qendrën e Azilit në Magurë të Lipjanit Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 26 vjeç, shtetas i huaj”.

Aktualisht policia ka nisur një hetim mbi vdekjen, dhe me kujdes të shtuar po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ekzaminuese, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe ndriçimin e plotë të rastit./SHQIP.com