Sport Shqiptar

Nismë e mirë e Prishtinës

Prishtina ka shënuar fitore ndaj Feronikelit ‘74 me rezultat 3-1 në kuadër të javës së parë të Superligës së Kosovës, në ndeshjen që u zhvillua në Kampin Nacional në Hajvali.

Kryeqytetasit ishin më të mirë në start duke krijuar më shumë para portës së mysafirëve.

Prishtinës ia lehtësoi më shumë punën Behar Maliqi, i cili mori karton të kuq direkt në mesin e pjesës së parë.

Pas kësaj ishte më e lehtë për Prishtinën që morën epërsinë në minutën e 34-t, me golin e shënuar me kokë nga Egzon Sinani për 1-0.

Edhe pjesa e dytë ishte më e frytshme për prishtinasit që rrezikonin më shumë.

Hasan Hyseni shënoi një gol shumë të bukur për 2-0 në minutën e 60-të.

Hapësirat e mëdha në mbrojtjen e Feronikelit i shfrytëzoi edhe Jalen Blesa kur shënoi për 3-0 pas një goditje me kokë.

Krejt çfarë bën Feronikeli 74 ishte një gol që erdhi në minutën e 85-të nga Fiton Hajdari pas një gabimi në mbrojtjen e Prishtinës (3-1).

Prishtina e nis mirë kampionit me një fitore, ndërsa Feronikeli ‘74 njoftohet me fuqinë e Superligës së Kosovës.

/Shqip.com