Lajme

PZAP refuzon kërkesën e kandidatit të NISMA-s në Podujevë për rinumërim të votave

Xhemajl Hasani - Kandidat për kryetar të Komunës së Podujevës nga Nisma Socialdemokrate

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar kërkesën e Degës së Nismës Socialdemokrate për rinumërimin e votave në të gjitha Qendrat e Votimit në Komunën e Podujeves, përcjell Shqip.com.

Përmes vendimit, PZAP ka treguar se pretendimet e këtij subjekti politik janë të pabazuara pasi që nuk ka bashkëngjitur asnjë provë që për të dëshmuar se pse e kërkon rinumërimin e votave.

“Refuzohet i pabazuar apeli Anr.723/2021 i datës 29.10.2021, i apraqitur nga subjekti politik NISMA Socialdemokrate, dega në Poduyjevë, kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me numër Protokoli 2858/2021, të datës 18.10.2021, me të cilën ka kërkuar rinumërimin e votave në të gjitha Qendrat e Votimit në Komunën e Podujevës”, thuhet ndër tjerash në vendim.

Ndryshe, më 29 tetor, Nisma kishte kërkuar rinumërim të votave në të gjitha Qendrat e Votimit pasi që pretendonte se kanë dyshime të mëdha se votat për kandidat për kryetar në Komunën e Podujevës janë keqpërdorur nga komisionerët “pothuaj në të gjitha vendvotimet”.

Nisma Socialdemokrate kishte kandiduar për kryetar të Komunës së Podujevës me Xhemajl Hasanin./SHQIP.com