Lajme

Nisma e qeverisë, Balla: Zgjerohen kompetencat e Prefektit

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla njoftoi pas mbledhjes së qeverisë se është gati një projektligj që shton kompetencat për Prefektin e Qarkut.

Ai theksoi se në këto ndryshime përfshihet edhe drejtimi i Këshillit të Sigurisë Publike.

“Dua të ndaj me ju se po krijojmë këshilla vendorë të sigurisë publike për të kordinuar të gjitha agjencitë ligjzbatuese që lidhen me sigurinë publike në ccdo komunitet përgjatë zbatimit të paketës së sigurisë në shkolla i kemi besuar prefektëve rolin drejtues dhe na ka rezultuar të jetë rol efikas, por kemi evidentuar disa ndryshime që lidhen me nevojën e rregullimit e përcaktimit më qartë të vendimeve të Këshillave Bashkiakë, të cilët kalojnë përmes filtrit ligjor të prefektit për ta reduktuar këtë numër në mënyrë që të lehtësojmë procesin e qeverisjes vendore”, tha ai.

/Shqip.com