Kulturë Kino

Nisin xhirimet e serisë së re të “The Lord of the Rings”

"Lord of the Rings". Foto: CNN
"Lord of the Rings". Foto: CNN

“The Lord of the Rings” pritet së shpejti të vij me seritë e reja.

Xhirimet do nisin pas arritjes së marrëveshjes mes Warner Bros. Discovery me kompanitë Freemode dhe Embracer Group, e cila fitoi të drejtat e filmit në gusht të vitit të kaluar, raporton CNN.

Warner Bros do të prodhojë filmat së bashku me kompaninë simotër New Line Cinema dhe Freemode, “duke u zgjeruar në botën dhe personazhet shumë të dashur të Tokës së Mesme”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Embracer.

Aktualisht, New Line dhe Warner Bros Animation janë duke prodhuar një film të animuar “The Lord of the Rings: The War of the Rohirrim”, një histori e vendosur 183 vjet përpara ngjarjeve të “The Lord of the Rings”, duke rrëfyer fatin e Helm Hammerhand, një Mbret i Rohanit.

Kompanitë nënshkruese nuk kanë dhënë detaje për koston e realizimit të këtij seriali.

“The Lord of the Rings” e nisur së transmetuari në vitet 2001 dhe 2003, u vlerësua shumë nga kritikët e filmit, derisa fitoi 17 çmime Oscar dhe gjeneroi pothuajse 3 miliardë dollarë në arkë. / CNN

/Shqip.com