Lajme Botë

Nisin përpjekjet e shpëtimit të pasi një toronado goditi Misisipin dhe Alabamën

Përpjekjet e shpëtimit janë duke u zhvilluar në Misisipi dhe Alabama pasi një tornado shpërtheu në shtetet jugore të SHBA të premten mbrëma duke vrarë 26 njerëz.

Shërbimet e urgjencës do të duhet të gërmojnë nëpër mbeturinat e lëna pas nga tornado, e cila rrafshoi një qytet dhe shkatërroi shtëpi dhe biznese.

Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në Misisipi të dielën. Presidenti Joe Biden urdhëroi dërgimin e ndihmës federale në zonat e prekura.

Lexo edhe:
26 të vdekur nga tornado që goditi Misisipin dhe Alabamën

Stuhia e fuqishme ka shkatërruar ndërtesa dhe ka rrëzuar linja elektrike.

Në këtë qytet rural me vetëm 2000 banorë, ku një e pesta e banorëve jetojnë nën kufirin e varfërisë, dhjetëra ndërtesa janë rrafshuar nga furia e tornados.

Shtëpitë ku familja dhe miqtë ishin mbledhur më pak se 24 orë më parë, gati për fundjavë, janë bërë gërmadha.

Kornizat e drurit janë këputur në copa. Ka makina larëse të përmbysura, por është e pamundur të identifikohet ndonjë gjë që mund të ketë qenë kuzhinë.

Mes rrënojave, ka automjete që janë hedhur përreth. Ka lodra të rastësishme për fëmijë dhe shenja të tjera të jetës që janë jetuar këtu vetëm disa orë më pare, raporton BBC.

/Shqip.com