Lajme Botë

Nisin kërkimet për amerikanët e kapur në Meksikë

Foto: Gettyimages

Një kërkim është duke u zhvilluar për katër shtetas amerikanë të rrëmbyer në veri-lindje të Meksikës javën e kaluar pasi me sa duket u kapën në një shkëmbim zjarri që la të vdekur një meksikan.

Ata po udhëtonin nëpër Matamoros me një furgon të bardhë kur persona të armatosur të paidentifikuar hapën zjarr.

Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador thotë se amerikanët kaluan kufirin për të blerë ilaçe.

Por deklarata e tij nuk u konfirmua nga zyrtarët amerikanë, të cilët nuk kanë përmendur emrat e katër personave të zhdukur.

Presidenti López Obrador tha se “e gjithë qeveria” e tij po punonte për të siguruar lirimin e katër shtetasve amerikanë.

Ai zhvilloi bisedime me ambasadorin e SHBA, Ken Salazar në Pallatin Kombëtar në Mexico City të hënën.

Tamaulipas është një nga gjashtë shtetet në Meksikë që Departamenti Amerikan i Shtetit i këshillon udhëtarët që të mos i vizitojnë për shkak të “kimit dhe rrëmbimit”.

FBI po kërkon ndihmë nga publiku dhe ofron një shpërblim prej 50,000 dollarësh për informacionin që çon në kthimin e viktimave dhe arrestimin e të përfshirëve, raporton BBC.

/Shqip.com