Lajme

Nisin hetimet për të burgosurin, i cili vdiq dje në Spitalin e Pejës

Spitali i Pejës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë nisur hetimet për të burgosurin, i cili vdiq dje me t’u dërguar në Spitalin e Pejës.

Siç thuhet në raportin policor, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.

Dje Shërbimi Korrektues raportoi se rreth orës ‪09:40 në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet R.M., i lindur më 1958, i cili ishte dërguar për trajtim pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Sipas këtij shërbimi, tashmë i ndjeri, që nga fillimi i mbajtjes së dënimit ishte pranuar me sëmundje dhe komplikime shëndetësore, ku dhe për këtë vazhdimisht ishte nën kujdes shëndetësor nga mjekët e stacionarit dhe specialistët konsultatë të fushës.

/Shqip.com