Lajme

Nisi ndërtimin e objektit pa leje, Inspekcioni me aksion për ta rrënuar

Drejtoria e Inspekcionit ka njoftuar se sot ka filluar ekzekutimin e rrënimit të një objekti i cili kishte filluar të ndërtohet pa leje të organeve kompetente në Prishtinë.

Sipas njoftimit, pala kishte filluar së ndërtuari objekt pa lejen përkatëse nga organet kompetente me dimensione të përafërta -13,00m x18,00.

“Inspektorati i ndërtimit ka ndërmarrë të gjithë hapat e parapara ligjore duke urdhëruar palën me aktvendim të ndërpresë punët ndërtimore dhe të bëjë largimin e objektit pa leje ndërtimore. Pavarësisht kësaj, pala nuk ka respektuar urdhrin e inspektoratit duke vazhduar me punime me ç’rast kemi qenë të detyruar të ndërmarrim sot aksion për rrënimin e këtij objekti pa leje”, thuhet në njoftim.

Objekti gjendet në lagjen Tophane, Prishtinë.

/Shqip.com