Lajme

Nis Test i Arritshmërisë, në dy qendra nis me vonesë

Testi i Arritshmërisë

Sot në gjithë vendin është duke u mbajtur Testi i Arritshmërisë.

Testimi ka nisur në ora 10:00 por që në dy qendra procesi ka nisur me vonesë.

Këtë e ka konfirmuar në një prononcim për Shqip.com, Fatmir Elezi nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

“Testimi ka nisur në ora 10:00, në fillim jan 15 minuta udhëzime se si duhet të plotësohet testimi, testimi pritet të zgjasë 150 minuta” ka thënë Elezi.

Elezi ka treguar edhe Komunat në të cilat testimi ka nisur me vonesë.

“Në disa Komuna testimi ka nisur me vonesë për shkak të mungesës së materialit, komunat të cilat kanë munguar materiali janë Lipjan dhe Ferizaj, pra një qendër testimi në Lipjan dhe një në Ferizaj” ka thënë Elezi.

Pjesa e dytë e këtij testimi pritet të mbahet në ora 14 qershor./Shqip.com