Lajme

Nis takimi i presidentes Osmani me këshilltarin amerikan, Chollet

Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Dorek Chollet sot ka nisur vizitën e tij në Kosovë, në përpjekje për intensifikimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe arritjen e një marrëveshje përfundimtare.

Derek do të takohet me liderët e shtetit, presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti si dhe liderët e partive opozitare.

Këshilltari i lartë amerikan ditë më parë, kur paralajmëroi vizitën e tij në rajon tha se është një moment shumë i rëndësishëm për rajonin, në veçanti mes Kosovës dhe Serbisë.

Lexo edhe:
Chollet në Kosovë, do të takohet me Kurtin dhe Osmanin

Pas takimit me Osmanin, këshilltari i lartë amerikan do të takojë edhe kryeministrin Albin Kurti.

/Shqip.com