Lajme

Chollet në Kosovë, do të takohet me Kurtin dhe Osmanin

Derek Chollet

Zyrtari i Lartë i Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet pritet që sot të arrijë në Kosovë.

Sipas raportimeve, Chollet do të pritet në takim zyrtar nga krerët e shtetit të Kosovës.

Takimi në mes Chollet dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit do të filloj nga ora 13:30 në kabinetin e presidentes.

Kurse në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, Chollet do të pritet nga kryeministri, Albin Kurti.

Vlen të theksohet se takimi në mes këtyre dy të fundit do të filloj nga ora 14:30.

/Shqip.com