Lajme

Nis seanca e Kuvendit, PDK e AAK nuk i votojnë pikat e mbetura

Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk kanë marrë pjesë në votimin e pikave të mbetura nga seancat e kaluara.

Megjithatë, ndonëse pa pjesëmarrjen e tyre në votim, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje ka kaluar në lexim të dytë.

Në të votuan deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Ndryshe, janë miratuar rekomandimet lidhur me raportin e auditimit të performancës menaxhimi i projektit “Bashkimi i qytetit të Ferizajt”. As këtu nuk kanë marrë pjesë PDK e AAK.

/Shqip.com