Ekonomi

Nis rindërtimi i urës në lagjen “Kastrati” në Vushtrri (Foto)

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar të dielën se kanë nisur punimet në ndërtimin e urës në lagjen “Kastrati”, e cila konsiderohet si shkaktare e vërshimeve në këtë pjesë.

Sipas Idrizit, kjo urë do të lehtësojë qarkullimin banorëve dhe do të evitojë rrezikun e vërshimeve.

“Filloi rindërtimi i urës në lagjen “Kastrati”, e cila ishte shkaktare e vërshimeve në këtë pjesë të qytetit. Kjo urë do të lehtësojë qarkullimin banorëve dhe do të evitojë rrezikun e vërshimeve në këtë pjesë të Vushtrrisë. Me këto pamje nga fillimi i punimeve, ju uroj vikend te mbarë”, ka shkruar Idrizi.

/Shqip.com