Sport Shqiptar

Nis punimet komisioni për hartimin e koncept dokumentit për sport

Momenti nga takimi

Sot ka filluar komisioni – për hartimin e koncept dokumentit për sport.

Në zyret e Komitetit Olimpik të Kosovës – janë mbledhur espertët ndërkombëtarë dhe vendor.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të KOK-ut.

May be an image of 7 people, people sitting, people standing, office and indoor
Momente nga takimi

“Ekspertët ndërkombëtarë të emëruar nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport janë: Dr. Borja Garcia Garcia, ligjërues në menaxhim sporti dhe politikë në Universitetin Loughborough, Richard Parrish, profesor i së drejtës sportive dhe drejtor i qendrës për kërkime të së drejtës sportive dhe Andrea Cattaneo, ligjërues i lartë i drejtësisë”, thuhet ndër të tjera në postim.

Teksa, nga espkertët vendor – përfaësues ishin Fatmir Kabashi, udhëheqës i Divizionit për Integrim Evropian, Fidan Shatri, menaxher për sport, nga Komiteti Olimpik i Kosovës, Blerina Imeri, zyrtare ligjore, si dhe Jeton Oruqi, ekspert vendor.

May be an image of 6 people, people standing and indoor

Ky komision është është mirëpritur nga sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, i cili iu ka shprehur vullnetin dhe gatishmërinë e KOK-ut për të bashkëpunuar në hartimin e këtij koncept dokumenti. /