Rozë

Nis protesta për 11-vjeçaren në Tiranë, ja VIP-at që iu bashkuan

Pas protestës së mbajtur në Prishtinë për rastin e përdhunimit të 11 vjeçares një e tillë është paralajmëruar edhe në Tiranë e Shkup.

Protesta në Tiranë ka filluar në orën 18:30 në sheshin “Nënë Tereza’’.

Përveç qyetetarëve që u bënë bashkë në shesh, pati edhe fytyra publike.

Në protestën, e paralajmëruar fillimisht në rrjetet sociale nga shumë artistë dhe personazhe të njohur, ishin të pranishëm Monika Lubonja, Filloreta Raçi (Fifi), Fjoralba Ponari, Beatrix Ramosaj, Bora Zemani, ish-konkurrentet e Për’puthen Efi dhe Mikela, Anaid Kaloti, Zhaklinn Lekatari, Kledi Hysa, Jonida Shehu, Amos Zaharia.

Iniciatorja e këtij marshimi ishte Filloreta Raçi-Fifi, së cilës iu bashkuan qindra qytetarë. Në fjalën e mbajtur në nisje të protestës, Fifi tha: “Nuk kam dalë si Fifi por si vajzë, si grua. Iu bëj thirrje të gjithë prindërve, shkollave institucioneve të kenë kujdes.”

Rasi i 11 vjeçares ndodhi dy ditë më parë duke tronditur mbarë opinionin publik./Shqip.com