Lajme

Nis protesta e veteranëve

Protesta e veteraneve

Dhjetëra veteranë të UÇK-së janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Kjo protestë është organizuar për të shprehur kundërshtimin e tyre në lidhje me miratimin e Projektligjit për rritjen e pagës minimale.

Ky Ligj lë jashtë rritjes, pensionet e veteranëve.

Të martën Kuvendi i Kosovës miratoi në parim, me 68 vota për projektligjin që përcakton pagën minimale.

Për kalimin e këtij projektligji ishin deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Listës Serbe, ndërsa komunitetet e tjera joshumicë abstenuan.

Projektligji është kundërshtuar nga opozita, e cila nuk mori pjesë në votim./Shqip.com