Teknologji Auto

Nis prodhimi i veturës 7 milionë dollarëshe

Kompania për prodhimin e veturave të shpejta e quajtur 777 Motors ka njoftuar për prodhimin e një hipermakine të re që do të jetë e dedikuar vetëm për lëvizje në pistë.

Makina nuk do mund të shfrytëzohet për lëvizje në rrugët normale dhe lëvizja e saj mundësohet nga karburanti sintetik.

Do ketë një motor V8 4.5 litra dhe prodhon 730 kuaj fuqi në 9,000 rrotullime për minutë që do të arrijë shpejtësinë 230 mph.

Meqenëse modeli do jetë vetëm për lëvizje në pista, blerësit do të kenë nevojë për një trajnim të veçantë, prandaj secili plotëson një program trajnimi të thelluar që përfshin kohën në një simulator.

Çdo blerës do të marrë gjithashtu pajisje garash dhe sigurie nga Sparco, si dhe një helmetë nga Stilo.

777 Hypercar do të prodhohet në vetëm shtatë njësi me një kosto prej 7 milionë euro secila dhe dërgesat pritet të fillojnë në vitin 2025.

Procesi i dorëzimit është i çuditshëm: Blerësit mund t’i ngasin makinat e tyre kur të duan dhe ato do të qëndrojnë gjithmonë në qarkun e Monzës.

/Shqip.com