Kulturë

Nis në Prishtinë edicioni i 13-të i “Chopin Piano Fest”

Nis Prishtinë nis edicioni i 13-të i “Chopin Piano Fest”
Nis Prishtinë nis edicioni i 13-të i “Chopin Piano Fest”

Nën tingujt magjik të pianistit të mrekullueshëm italian, Epifanio Comis dhe Adra Strings, u hap edicioni i 13-të i festivalit të muzikës klasike ‘Chopin Piano Fest Prishtina’.

Për 13 vite radhazi, ‘Chopin Piano Fest’ ka sjellë në Kosovë, artistë të shquar nga mbarë bota.

I jemi tejet mirënjohës organizatorëve për vlerat kulturore që i kanë sjellë kryeqytetit”, u shpreh Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, në rrjetet sociale.

Kryetari i Komunës Prishtinë, ftoi qytetarët të ndjekin performancat e mahnitshme të pianistëve vendas dhe ndërkombëtarë, te cilat për këtë edicion do të realizohen deri më datën 9 qershor.

Organizatorët kanë falënderuar Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë si edhe Ambasadën Italiane në Kosovë, për mbështetjen e dhënë dhe që zgjodhën këtë festival si eventin kryesor për të shënuar Ditën e Evropës në Kosovë.

Promovimi që i bëjmë së bashku vlerave evropiane përmes artit e kulturës, tregon angazhimin e Kosovës për të qenë pjesë e familjes evropiane”, janë shprehur organizatorët e ‘Chopin Piano Fest’.

/Shqip.com