Ekonomi

Nis peticioni kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Nis peticioni kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike
Nis peticioni kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Është nisur një peticion kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike prej Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE).

Iniciuesi i peticionit, Fatmir Kabashi, ka thënë se shtrenjtimi i energjisë elektrike është në kundërshtim me ligjin pasi është diskriminues.

Shtrenjtimi i energjisë elektrike në nivelin 15,4 për qind nuk vlen për të gjithë qytetarët e Kosovës, dhe kjo përbën shkelje të Ligjit kundër diskriminimit, dhe shkelje të Kushtetutës së Kosovës. Diskriminimi i qytetarëve në baza etnike është në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut, dhe për më tepër përbën vepër penale, dhe kjo po ndodhë në Kosovë, sepse shqiptarët dhe komunitetet tjera joserbe janë të detyruar që t’i paguajnë të gjitha faturat, kurse komuniteti serb këtë nuk e bëjnë që nga përfundimi i luftës e deri më tani”, thuhet ndër tjerash në reagim.

Energjia elektrike pritet të rritet 15 për qind, për herë të dytë brenda dy viteve.

/Shqip.com