Lajme

VIDEO/ Nis me përplasje seanca e Kuvendit të Shqipërisë, opozita përplaset me Gardën

Një grup deputetësh të opozitës janë ndaluar që të futen brenda sallës së Kuvendit ditën e sotme. Seanca ka nisur me tensione dhe përplasje. Deputetët janë bllokuar nga Garda e Republikës e cila kishte krijuar një kordon në hyrje të sallës ndërsa nuk i lejonte të futeshin brenda.

Shkak për bllokimin e deputetëve të opozitës në hyrje të Kuvendit ishte prania e ligjvënësve të përjashtuar nga punimet e seancave.

Deputetët Ervin Salianji, Dashnor sula, Albana Voshki, Gazment Bardhi, Asllan Dogjani, Flamur Noka, Ina Zhupa, Petrit Vasili dhe të tjerë u përplasën me efektivët e Gardës, ku nuk munguan as shtyrjet dhe goditjet.

Deputetët e përjashtuar janë: Ervin Salianji, Albana Vokshi, Sorina Koti, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Isuf Çela, Tritan Shehu, Lefter Gështenja, Helidon Bushati, Xhelal Mziu, Edmon Spaho, Oerd Bylykbashi, Saimir Korreshi, Kasëm Mahmutaj, Ramadan Likaj, Kastriot Piroli, Qani Xhafa, Lodovik Hasani, Luan Baçi.

Pas minutash të tëra tensionesh, dyert e Kuvendit u hapën dhe deputetët e opozitës arritën të futeshin brenda.

Asllan Dogjani, Gazment Bardhi dhe Bledjon Nallbati hodhën letre dhe sende të tjera në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Seanca vijon kaotike dhe 15 minuta pas nisjes së saj, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ndërpret punimet.

/Shqip.com