Lajme

Nis me debate mbledhja e komisionit hetimor për koncesionet në Shëndetësi

Pas miratimit me vota të mazhorancës dhe opozitës në parlament, këtë të hënë ka nisur punën komisioni hetimor parlamentar për koncensionet në Shëndetësi.

Teksa mbledhja nisi nën drejtimin e deputetes opozitare Albana Vokshi, ashtu siç dhe pritje kjo mbledhje ka nisur me debate mes saj dhe socialistëve në Komision.

Ndërhyrja për procedurë e deputetit Plarent Ndreca ka shkaktuar nervozizmin e demokrates Vokshi.

“Të lutem… MBYLLE!” – iu drejtua Vokshi Ndrecës.

OBJEKTI I HETIMIT

Shërbimi publik për “Check-up”-in dhe “Sterilizimin” janë dy çështjet kryesore që do të diskutohen, për të cilat opozita akuzon se janë manipuluar kostot financiare.

Komisioni do të ketë në përbërje 15 anëtarë, ku 7 janë nga rithemelimi dhe 8 nga partia socialiste.

Pas Albana Vokshit, numri dy i këtij komisioni do të jetë deputeti socialist Plarent Ndreca, ndërsa afati kohor për hetimin parlamentar do të jetë 4 muaj që prej ngritjes së tij

Kërkesa për ngritjen e këtij komisioni hetimor u depozitua në 25 shtator të vitit 2023 me firmat e 45 deputetëve nga opozita.

Ajo u rrëzua nga mazhoranca me pretendimin se kjo çështje është nën hetim nga SPAK dhe nuk nevojitet një hetim politik.

Nga ana tjetër, në kërkesën e parë të PD, ishin parimisht 4 koncensione që kërkoheshin për hetim, përfshirë shërbimin e hemodializës dhe laboratorët mjekësore. Por në kërkesën e dytë, këto nuk u përfshinë.

/Shqip.com