Lajme

Nis mbledhja e Komisionit për Shëndetësi e thirrur me urgjencë nga Kurti

Komisioni Ekzekutiv për Shëndetësi

Ka nisur mbledhja e Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi, i thirrur me urgjencë nga kryeministri Albin Kurti.

Në mbledhje, të pranishëm janë ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ministri i Financave, Hekuran Murati.

Kurti në mbledhjen e së mërkurës të qeverisë, njoftoi se do ta udhëheqë këtë komision, derisa tregoi edhe përgjegjësitë e tij.

Komisioni Ekzekutiv për Shëndetësi

“Si kryeministër, propozoj që të themelohet komisioni ekzekutiv për shëndetësi. Ky komision ka këto përgjegjësi: e para, të bëjë analizën dhe ndarjen e bashkëpunimit publiko-privat. Reformimin e SHSKUK-së, përmes fuqizimit të QKUK-së dhe spitaleve rajonale, zhvillimin e sektorit publik të shëndetësisë, themelimin e spitalit rajonal të Prishtinës”, tha ai.

Komisioni Ekzekutiv për Shëndetësi

Disa orë pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, shefi i ekzekutivisht ngriti alarm për gjendjen në shëndetësi. “Gjendja në shëndetësi është aq e rëndë saqë s’mund të merret veç Ministria e Shëndetësisë me të” – u shpreh ai para gazetarëve.

Ky Komision, u kritikua nga opozita, me ç’rast e konsideruan si “ministri nën hije”./Shqip.com