Lajme

Nis largimi i barrikadave edhe në Bërnjak

Largimi i barrikadave në Bërnjak

Ka nisur largimi i kamionëve të vendosur nga serbët lokalë, në rrugën që të çon në pikëkalimin në Bërnjak.

Gazetarët e Shqip.com raportojnë nga vendi i ngjarjes se edhe barrikadat në rrugën për në pikën kufitare në Jarinje dhe ato në fshatin Rudarë janë larguar plotësisht.

Serbët lokalë më 31 korrik vendosën barrikada në dy rrugët që çojnë në pikat kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën dhe Serbinë./Shqip.com