Lajme

Nis gjykimi në mungesë ndaj Çedomir Aksiq, akuzohet për krime lufte

Gjykata Themelore në Prishtinë
Gjykata Themelore në Prishtinë

Në Gjykatë në Themelore të Prishtinë ka nisur gjykimi në mungesë ndaj, Çedomir Aksiq, i cili akuzohet për krime lufte në Kosovë.

Ky është  gjykimi i parë në mungesë që nis në Kosovë.

Në  këtë  seancë  fillestare prezentë  janë  avokati mbrojtës i Aksiq, derisa prokuroria speciale ka thënë  se pasi i kanë  shterur të  gjitha mundë sitë  qe kanë  pasur për të  siguruar prezencë n e të  akuzuarit, por ka qenë  e pamundur, duke treguar se në  adresat e banimit në  Kosovë  nuk ka qenë  i akuzuari.

Derisa sipas prokurores e njëjta ka ndodhur edhe në  Serbi, sepse përmes zyrës ndërlidhë se juridike ndërkombëtare, pas kërkesë s që  kanë  bërë  në  përgjigjen që kanë  marr ka qenë  se i njëjti nuk ka qenë  në  atë  adresë.

Derisa kryetarja e trupit gjykues Violeta Namani ka thënë se ndaj tij është aktiv urdhërarresti ndërkombëtar derisa është  marr aktvendim qe të  mbahet gjykim ne mungesë  ndaj tij.

Ndërsa, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 4 maj të këtij viti ka ngritur aktakuzë kundër Aksiq, i cili akuzohet për krime lufte në Komunën e Shtimes, konkretisht në fshatrat Reçak, Mulapolc dhe Petrovë. Me ngritjen e aktakuzës, është propozuar që gjykimi të zhvillohet në mungesë të të akuzuarit.

Sipas aktakuzës, thuhet se Aksiq prej periudhës janar-maj 1999, duke bashkëvepruar me një grup njerëzish kriminal të unifomuar, kanë shkaktuar vuajtje të mëdha apo cenim të integriteti trupor ose shëndetit dhe frikës ndaj popullatës civile.

/Shqip.com