Kulturë

Nis festivali i parë i skulpturës në rërë në Velipojë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot ka filluar mëngjesin me disa pamje të bukura nga bregdeti i Velipojës.

Me anë të një postimi në Facebook ai ka treguar se po mbahet “LAS Festival”, festivali i parë i skulpturës në rërë.

“MIRËMËNGJES 😊

Dhe me shpirtin artistik edhe në rërë të Velipojës, ju uroj një fundjavë të mbarë🙏

festivali i parë i skulpturës në rërë “LAS Festival”, është shkrimi i Ramës.

Për herë parë në Shqipëri vjen edicioni i parë i “Land & Sand Art Festival” në plazhin e Velipojës në datat 24-27 gusht 2022.

Festivalet e skulpturës në rërë dhe land art janë evente arti që zhvillohen çdo vit në bregdete të ndryshme anembanë botës./Shqip.com