Kulturë

Nis edicioni i nëntë i Panairit të Librit në Fier

Në Fier ka nisur të enjten Panairi i Librit në edicionin e tij të nëntë. Sipas organizatorëve, këtë vit janë rreth 1500 tituj të rinj në Panair, krahas mijërave të tjerë. Panairi do të zgjasë 3 ditë, ndërsa do të organizohen edhe tryeza për shkrimorët e mëdhenj shqiptarë.

Rreth 1500 tituj të rinj dhe mijëra të tjerë të mëhershme kanë çelur edicionin e 9-të të Panairit të Librit në Fier.

Botues nga të gjithë trevat shqiptare me autorë vendas dhe ndërkombëtarë, janë vendosur atje për tu ofruar lexuesve një larmishmëri të madhe librash.

Nga librat për fëmijë tek romanet e novelat deri tek librat akademikë, organizatorët thanë se ky edicion ka mbledhur bashkë të gjitha zhanret e letërsisë.

“Këtë vit nuk kemi njoftuar të gjithë botuesit sepse koha na e limitoi këtë organizim dhe vendi ishte shumë ngushtë. Kemi njoftuar botuesit e mëdhenj”, shkruan Ora News.

Gjatë tre ditëve të panairit organizatorët kanë menduar të organizojnë edhe tryeza diskutimi për autorë të mëdhenj shqiptarë.

“Kemi caktuar këtë vit 3 tryeza për Ali Podrimen i cili ka përvjetorin e lindjes dhe vdekjes. Po ashtu, edhe një tryezë për Asdrenin dhe Pjetër Budin”, kanë thënë organizatorët e panairit.

Vitin e ardhshëm evenimenti shënon 10 vjetorin e tij, ndërsa është menduar një gamë e gjerë aktivitetesh dhe praninë e më shumë botuesve.

/Shqip.com