Nis edicioni i katërt i ASMC-së
Ka nisur edicioni i katërt i kursit të avancuar për menaxhimin sportive (ASMC 4), i cili po organizohet nga Akademia Olimpike, që vepron në kuadër të KOK-ut dhe mbështetjen e Solidaritetit Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Në modulin e parë, në të cilin ligjëruan Ibër Alaj, drejtor i programit dhe Fitim Arifi, udhëheqës i Akademisë Olimpike, u ligjërua për organizimin e një organizate sportive olimpike.
ASMC 4 po mbahet në ambientet e KOK-ut dhe po vijohet nga përfaqësues të federatave sportive, Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport dhe Agjencionit për Anti-Doping (KosADA).
Vijues të këtij edicioni janë: Jusuf Kika (padel), Nurane Gashi Balidemaj (kajakim), Dëfrim Deqani (kajakim), Merita Morina (futboll), Dielza Bytyqi (volejboll), Bernard Tahirbegolli (KosADA), Adriatik Rraci (basketboll), Arianit Nikqi (bjeshkataria dhe ngjitja sportive), Teuta Beselica (bjeshkataria dhe ngjitja sportive), Adelina Bacaj Dreshaj (MKRS), Shkëlqim Haxhnikaj (MKRS), Kastriot Orana (pingpong) dhe Ard Kryeziu (gjimnastikë).
/Shqip.com