Kulturë

Nis edicioni i 23-të i “Këngës Magjike”

Sot ka filluar edicioni i 23-të i festivalit  “Kënga Magjike” që do të transmetohet në Tv Klan.

Nata e parë e festivalit do të hapet me artistët e rinj. Do të jenë 10 artistë të rinj, jo vetëm shqiptarë por edhe të huaj që do të çelin natën e parë të edicionit të 23-ë të “Këngës Magjike”.

Kësaj nate do t’i shtohen edhe 15 performanca nga artistët “Big”.

“Big” të cilët do të vijnë dhe janë të mirënjohur nga skena shqiptare, por edhe artistë “Big” të cilët janë nga e gjithë bota.

Në dy netët e para të festivalit do të prezantohen këngët e 50 artistëve. Në natën e tretë do të shkojnë 20 artistë shqiptarë në natën finale shqiptare.

Vetëm 11 ose 12 prej tyre, të vendosur nga juria, do të përzgjidhen dhe 10 apo 11 artistë të huaj që do të shkojnë në natën e madhe ndërkombëtare, mbrëmjen e së shtunës.

Natën finale do të ndahen çmimet për muzikën shqiptare e të huaj dhe artistët e rinj.

/Shqip.com