Lajme

Nis ceremonia e pritjes zyrtare të ish-presidentit amerikan

Ka nisur ceremonia e pritjes së ish-presidentit të SHBA-së, Bill Clinton.

Bill Clinton dhe kryeministri Edi Rama do t’i drejtohen shqiptarëve me një fjalim nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, përballë kryeministrisë.

Ndryshe, sheshi para kryeministrisë është mbushur me qytetarë të cilët presin të dëgjojnë fjalimin që do të mbajë ish-presidenti i SHBA-së.

Vetëm pak minuta na ndajnë nga fjalimi i përbashkët i ish- Presidentit Bill Clinton dhe kryeministrit Edi Rama.

Clinton dhe delegacioni që e shoqëron do të pritet me një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryeministri Edi Rama. Gjatë ceremonisë shtetërore, Klinton do të dekorohet me dekoratën e lartë “Ylli i Mirënjohjes për Arritjet Publike”.

Ceremonia e nderit do të pasohet edhe nga fjalimi i Presidentit Clinton në orën 19:25.

/Shqip.com