Lajme

Nimani: Shkarkimi nga pozita e rektorit ishte vendim politik

Këshilli Drejtues i Universitetit të Gjakovës ka marrë vendim që Artan Nimanin ta shkarkojë nga pozita e rektorit të Universitetit.

Mirëpo me këtë vendim nuk po pajtohet ky i fundit.

Në një prononcim për Shqip.com, Nimani ka thënë se vendimi është politik.

“Nuk ka pasur asnjë arsye për shkarkim, është vendim politik, me akuzu Universitetin e Gjakovës për mos transparencë e në fakt kemi marrë mirënjohjë për këtë, me akuzu për mos progres, me akuzu për mënaxhim të projekteve është shumë keq”

Ai ka mohur nëse ka pasur mosmarrëveshje me Këshillin Drejtues të Universitetit të Gjakovës.

“Jo nuk kam pasur asnjë mosmarrëveshje, është ndryshuar përbëja e këshillit deri sa janë bindë mem shkarku kjo përbërje e re, mbledhja është mbajtur pa korum”.

Nimani ka thënë se nuk ka ku të ankohet pasi që vetë Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci nuk e din çfarë është Universiteti.

/Shqip.com