Lajme Ballkan

Nikola Selakoviq: Problemet e Kosovës dhe Qipros janë të njëjta, dallimet janë detaje

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq

Shefi i diplomacisë serbe, Nikola Selakoviq thekson se Serbia i jep mbështetje të plotë dhe të parezervë përpjekjeve të Qipros për të zgjidhur çështjen e saj më të rëndësishme kombëtare, ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit.

Sipas Selakoviq, problemet e Qipros dhe të Kosovës janë të njëjta por që dallimet janë detaje, raporton Tanjug.

“Qiproja është partneri më i besueshëm i Serbisë në BE dhe na ofron mbështetje absolute në aspektin e integrimit evropian, si dhe kur bëhet fjalë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit tonë territorial,” tha Ministri i Jashtëm Nikola Selakoviq përpara vizitës së tij zyrtare në Nikosia që pritet ta zhvillojë nesër.

Ai është shprehur se Serbia, duke mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e saj territorial, mbron parimin, mbron integritetin territorial dhe sovranitetin e shumë vendeve të tjera, përfshirë Qipron, por edhe të disa vendeve./Shqip.com