Lajme

Nikola Selakoviq: Katër shtete e tërhoqën njohjen e Kosovës, dy po ndihmojnë Prishtinën

Ministri i Punëve të Jashtme në Serbi, Nikolla Selakoviq

Sot në Beograd është mbajtur seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e kryesuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq raporton tanjug.

Në seancat në objektin e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës marrin pjesë Ministri i Mbrojtjes Nebojsha Stefanoviq, Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Selakoviq, Ministrja e Minierave dhe Energjetikës Zorana Mihajloviq, kryetari i Kuvendit Ivica Daçiq dhe ministrat e tjerë

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Selakoviq, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, deklaroi se sot i ka dorëzuar presidentit Aleksandar Vuçiq notat e katër vendeve që kanë tërhequr njohjen e Kosovës.

“Këshilli i Sigurisë Kombëtare ka autorizuar presidentin Vuçiq që të informojë publikun e gjerë për vendet në fjalë kur ai e sheh të nevojshme”, ka thënë më tutje Selakoviq../Shqip.com