Lajme “Besueshmëria në punën e Inspektoratit të Punës është shumë e vogël. Kjo tregon që Inspektorati i Punës nuk e ka kryer detyrën në mënyrën më të mirë. Një nga objektivat e mija është themelimi i bazave të besimit të punëtorit ndaj Inspektoratit" thotë Nikçi

Nikçi: Greva në procesin mësimor nuk është zhvilluar në mënyrë të ligjshme

Që nga 25 shtatori e deri me 1 tetor mësimdhënësit ishin në grevë. 3 tetori ishte dita e parë e mësimit për të gjithë mësimdhënësit.

Në një intervistë për Shqip.com, Kryeinspektori i Punës, Hekuran Nikçi thotë se greva në procesin mësimor nuk është zhvilluar në mënyrë të ligjshme.

“Inspektorati i punës bën zbatimin e ligjit për greva, në momentin kur greva ka filluar si Inspektorat kemi bërë inspektimin e BSPK-së në mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit, dhe nga ky inspektim inspektorët kanë konstatuar disa shkelje që greva nuk është zhvilluar në mënyrë të ligjshme” ka thënë Nikçi.

 Nikçi ka bërë të ditur edhe shkeljet e konstatuar nga ana e Inspektorëve.

“Janë tri shkelje të cilat janë konstatuar, e para nuk është zbatuar neni 8 i ligjit për greva pra BSPK-ja nuk ka njoftuar të gjithë punëdhënësit, shkelja e dytë ka të bëjë me atë se njoftimin për grevë duhet ta bëjë këshilli grevistë dhe jo siç ka vepruar BSPK-ja, dhe nën tre nuk është zbatuar neni 17” ka thënë Nikçi

Nikçi detyrën e Kryeinspektorit të Punës e morri me 1 qershor të këtij viti.

Ai tregon për parregullsitë e para që ka hasur në momentin kur e ka pranuar detyrën.

“Prej momentin kur kam marr detyrën e Kryeinspektorit të Punës, kam konstatuar shumë defekte dhe parregullsi që ekzistojnë në Inspektoratin e Punës, në bazë të konstatimeve unë kam hartuar një plan të veprimit me objektiva kryesore, objektiva kryesore është bashkëpunimi me partnerin kryesor ILO(Organizatën Ndërkombëtare të Punës). Bashkë me ILO-në kemi një plan strategjikë për vitin 2023-2027. Bashkë me ILO-në do të krijomë një data bazë për inspektimet në teren ka thënë Nikçi për Shqip.com

Në shumicën e rasteve kompanitë janë njoftuar nga ana e inspektorëve për vizitat e tyre, mirëpo Nikçi thotë se që nga marrja e detyrës nuk ka marrë ndonjë informatë lidhur më këtë

“Prej 1 qershorit kur kam filluar punën, unë nuk kam pranuar ndonjë informatë lidhur më këtë çështje, unë u bëjë thirrje dhe i ftojë subjektet që shantazhohen nga inspektori të paraqiten në inspektorat dhe i sigurojë që ankesa e tyre do të merret parasysh” ka thënë Nikçi.

Gjatë këtij viti në shumicën e rasteve punëtorët e kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës.

Lidhur më këtë Nikçi tregon numrin e punëtoreve të cilët kanë humbur jetë që nga janari e deri në shtator të këtij viti.

“Gjatë këtij viti deri në momentin që po flasim në tregun e punës kanë humbur jetë 13 punëtorë,  numrin më i madh i tyre është në sektorin e ndërtimtarisë” është shprehur Nikçi.

Nikçi thotë së numri aktual i inspektorëve në nivel vendi është 35.

“Në total janë shtatë regjione duke përfshirë edhe regjionin e Prishtinës, ne kemi bashkëpunim të mirë me gjitha regjionet, numri i inspektorëve është shumë i vogël për të gjitha regjionet, ne kemi takime të rregullta javore me të gjitha regjionet ku koordinojmë punët” thotë ai.

Sipas Nikçi numri i inspektorëve duhet të rritet dhe për këtë ai ka edhe një plan konkret.

“Për vitin 2023 kemi planifikuar dhe buxhetuar 100 inspektorë të rijnë të punës, me ligjin aktual për zyrtarë publik ne si inspektorat nuk kemi mundësi të shpallim konkurs jashtë shërbimit civil. Ne kemi shpallur konkurs për 27 pozita por që kemi arritur të sigurojmë vetëm 4 inspektor të punës që është shumë demotivuse”

Në shumicën e rasteve të drejtat e punëtorit nuk respektohen në vendin e tij të punës.

Mosrespektimi i orarit të punës, mos pagesa e Trustit, ditët e pushimit, janë disa nga shkeljet që u shkaktohen punëtorëve në vendin e tyre të punës.

Lidhur me këtë çështje Nikçi thotë se besueshmëria në punën e Inspektoratit të Punës është shumë e vogël.

“Besueshmëria në punën e Inspektoratit të Punës është shumë e vogël. Kjo tregon që Inspektorati i Punës nuk e ka kryer detyrën në mënyrën më të mirë. Një nga objektivat e mija është themelimi i bazave të besimit të punëtorit ndaj Inspektoratit.

Me të marrë pozitën e Kryeinspektorit të Punës, Nikçi thotë se janë zhvilluar dy aksione në dy regjione të Kosovës lidhur me kushtet e punës së punëtorëve.

“Që nga 1 qershori si Inspektorat i Punës kemi ndërmarrë dy aksione. Aksioni i parë ka qenë në regjionin e Ferizaj ku janë inspektuar lokalet e natës, pubet, masazhet. Ndërsa në aksionin e dytë të zhvilluar në Prishtinë në sektorin e ndërtimit ku është mbikëqyrur Ligji i Punës, Informaliteti dhe ligji për siguri dhe shëndet në punë”.

Kryeinspektori thotë se nëse një punëtor dëshiron të raportojë shkeljet në vendin e tij të punës ai mbetet anonim.

Po ashtu Nikçi ka treguar se deri në cilën periudhë zgjidhet një ankesë nga ana e një punëtori.

“Sipas Ligjit, nga momenti kur një punëtorë paraçet një ankesë, Inspektorati duhet të kthejë një përgjigje të dy palëve brenda afatit prej 30 ditë. Unë kam konstatuar që kjo nuk po respektohet, kjo për faktin se kemi numër të vogël të inspektorëve dhe kemi defekte në procedura administrative”

Inspektorati i Punës ka qasje edhe në komunat me shumicë serbe.

“Po si Inspektorat kemi qasje në komunat me shumicë serbe, kemi 3 inspektorë të komunitetit serb që operojnë në veri të vendit edhe pse jo me lehtësi por që ushtrojnë veprimtarinë e tyre. Ata raportojnë në baza ditore, javore dhe mujore

Gjatë vitit 2020, Kosova u përball me pandeminë COVID-19, shumë biznese u dëmtuan për mos punë.

Qeveria vendosi që ti subvencion punëtorët me 170 euro, por që në momentin që u realizimi i tyre doli që shumë biznese nuk i kishin regjistruar punëtorët e tyre.

Për Nikçit ky është një problem shumë i madh dhe seriozë.

“Jo vetëm për shkak të këtij rasti por edhe për shkak se është obligim nga Inspektorati që të mbikëqyr zbatimin e ligjit të punës, me marrjen e pozitës kemi pasur takim me ATK dhe kemi diskutuar për bashkëpunim për uljen e informalitetit të punëtorëve në tregun e punës” thotë Nikçi.

Nikçi në fund ka treguar edhe planet e Inspektoratit të Punës deri në fund të këtij viti.

Planet deri në fund të këtij viti janë funksionalizimi më i mirë i administratës së inspektoratit të punës, unifikimi I inspektimeve ku inspektorët e punës të kenë një metodologji të njëjtë të punës, rritje të numrit të inspektimeve të rregullta” thotë Nikçi. 

Hekuran Nikçi morri pozitën e Kryeinspektorit të Punës me 1 qershor të këtij viti. Në këtë pozitë ai zëvendësoi Agim Millakun si ushtrues detyre.

/Shqip.com