Sport Ndërkombëtar

Nigeria mbetet “armën” kryesore – për Kupën e Afrikës

Victor Osimhen

Nuk do të luajë në Kupën e Afrikës.

Nigeria do jetë pa sulmuesin kryesor, Victor Osimhen – në kompeticionin më të madh të këtij kontinenti.

Arsyeaj e kësaj mungese është fakti se ai ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Mungesa e shtatëgjatit do të jetë një hendikep i madh për këtë kombëtare.

Osimhen e kishte nisur sezonën me Napolin në formë fenomenale.

Në 14-të ndeshje të zhvilluara me napoletanët gjatë këtij kampionati, ai e gjeti rrugën për te goli nëntë herë.

Por, për fat të keq, ai pati probleme me lëndime, dhe në disa ndeshje mbeti jashtë fushës së gjelbër.

Nigeria's Victor Osimhen expected to struggle at Lille
Osimhen – foto nga e kaluara

Gjithsesi, Nigeria do të zëvendësoje Victor – me ndonjë futbollist tjetër – nga lista rezervë. Presioni është më i madh te kjo skuadër për shkak se është kampione në fuqi e Afrikës.

Por, ky nuk është futbollisti i vetëm që ka humbur Kupën e Afrikës – për shkak se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Të njëjtin fat të keq e ka edhe shoku i tij i skuadrës, Koulibaly.

Ky turne fillimisht ishte planifikuar të luhej nga qershori deri në korrik të vitit 2021, por “CAF” njoftoi më 15 janar 2020 se për shkak të kushteve të pafavorshme klimatike gjatë kësaj periudhe, turneu do të zhvillohej nga 9 janari deri më 6 shkurt – 2022. /Shqip.com