Sport Ndërkombëtar

Nigeria i ndan rrugët me “AFCON”

Eleminohet Nigeria

E synuan trofeun, por nuk u kualifikuan dot as në çerekfinale.

Nigeria është eleminuar nga Kupa e Kombeve të Afrikës, pasi ka pësuar humbje minimale 0-1 kundër Tunizisë.

Ani pse ishin një nga skuadrat pretendetende për titull, sonte u përshëndetën me këtë kompeticion.

Ani pse e patën posedimin e topit, nigerianët nuk ishin fare konkret para portër.

Ndërsa, në anën tjetër, Tunizia në rastin e parë serioz për të shënuar e tundën rrjetën – në minutën e 47-të. Autor ishte Youssef Msakni.

Image
Festa e golit

Shpresat për ta barazuar rezultatin u larguan edhe më shumë kur Alex Iëobi u ndëshkua me karton të kuq – në minutën e 64-të.

Shifrat mbetet të njëjta deri në fund të takimit.

Sikur të mos mjaftonte humbje edhe më turpëruesë këtë natë për Nigerinë e bën fakti që nuk regjistruan as edhe një goditje të vetme në portë. Kurse, jashtë portës goditën shtatë herë.

Këtë eleminim të hereshëm mund ta “paguaj” përzgjedhësi  Austin Eguavoen, i cili nuk e ka të sigurtë qëndrimin në këtë stol. /Shqip.com