Ngritja e çmimeve në produkte bazike, varfërohet shporta konsumatorëve
Publikuar:
(03.08.2022 16:01:42)

Instituti GAP ka publikuar një grafikë me të dhëna për ndryshimin në koston për blerjen e shportës me produkte dhe shërbime të njëjta për një familje pesë anëtarëshe si rrjedhojë e rritjes së çmimeve në Kosovë, Janar 2021 – Qershor 2022.
Sipas grafikës, 104 euro i duhen një familjeje mesatare në vend për të blerë produktet e njëjta të cilat i blinte në janarin e vitit 2021.
Një familje me pesë anëtarë sot i duhet 774 euro për t’i blerë produktet që i blinte me 670 euro një vit e gjysmë më parë./Shqip.com
