Lajme

Ngritet kallëzim penal kundër Donika Gërvallës

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gëvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla do të përballet me një kallëzim penal të ngritur ndaj saj.

Njëjtë edhe sekretari i Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës, Behar Isma.

Amiz Haziri, ish-diplomat i zyrës ndërlidhëse në Serbi, deponoi kallëzimin penal në Prokurorinë Themelore përmes avokatit të tij, Faton Fetahu.

Por, një padi ndaj ministrisë në Gjykatën Themelore e bëri edhe për largimin e tij nga puna, siç tha largim arbitrar.

/Shqip.com