Ekonomi

Ngritët indeksi i kostos së ndërtimit

Ilustrim
Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2022.

Në bazë të raportit del se është ngritur indeksi i kostos së ndërtimit.

“Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 3.0% në tremujorin e tretë (TM3) 2022, krahasuar me tremujorin e dytë (TM2) 2022. Rritje më të madhe kishte te: energjia (46.9%); transporti (10.5%); kostot e tjera (2.2%); materialet (2.0%); makineritë (2.0%); dhe pagat (0.8%)”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Po ashtu është bërë e ditur se krahasuar me tre mujorin e vitit 2022 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM3 2021), Indeksi I Kostos së Ndërtimit pati rritje për 19.5%. Rritja e indeksit kryesisht u vërejt te: energjia (49.7%); transporti (40.4 %); materialet (20.6%); makineritë (13.3%); kostot e tjera (13.3%); dhe pagat (9.1%).

/Shqip.com