Lajme

Ngritët aktakuzë ndaj Zafir Berishës

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj ish-deputetit Zafir Berisha nën dyshimin për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, Berisha kishte sulmuar një zyrtar policor për shkak se ky i fundit i kishte shqiptuar një tiketë dënimi për kundërvajtje.

“Sipas aktakuzës, me datë 08.06.2022, rreth orës 14:40, në rrugën “Suzi Qelebi”, në Prizren, i pandehuri Z.B., me dashje e sulmon personin zyrtar në lidhje me detyrën zyrtare – zyrtarin policor, përkatësisht të dëmtuarin Q.D., për shkak të shqiptimit të tiketës për kundërvajtje’, thuhet në njoftimin  e PTHP-së.

Në aktakuzë thuhet se Berisha kishte parkuar veturën në mënyrë të parregulltë dhe më pas në xhamin e saj ishte vendosur masa ndëshkuese.

Tutje, thuhet se Berisha sapo kishte parë zyrtarët policer pranë makisës së tij ishe afruar duke ofenduar zyrtarët ku edhe kanosi njërin prej tyre.

“Në atë mënyrë që derisa i dëmtuari së bashku me dy zyrtar tjerë policor Sh.D., dhe Xh.H., ishin në detyrë zyrtare duke patrulluar në rrugën e lartpërmendur, kanë hasur disa vetura të parkuara në mënyrë të parregullt, ndër to edhe vetura e markës “Volvo“, pronë e të pandehurit, ku i dëmtuari në xhamin e veturës i ka vendosur “njoftim për paraqitje obligative në stacion policor dhe vendimin për kundërvajtje”. I pandehuri Z.B., me të vërejtur zyrtarin policor afër veturës së tij, i afrohet dhe të njëjtit i drejtohet me fjalë të rënda ofenduese, dhe më pas i pandehuri me veprimet e tij i kanoset seriozisht se do ta sulmojë personin zyrtar – të dëmtuarin Q.D”.

Berisha thuhet se kishte marrë tiketën e kishte grisur dhe ja kishte hedhur në fytyrë policit e më pas ishte paraqitur rreziku i sulmit.

“I pandehuri më pas, njoftimin për kundërvajtje e gris dhe copëzat e saj ia hedh në fytyrë të dëmtuarit dhe i vërsulet të njëjtit për t’a sulmuar, i dëmtuari duke e vërejtur rrezikun se do të sulmohej nga i pandehuri, e përdorë pajisjen zyrtare “Sprej OC“, duke hedhur të njëjtin në drejtim të të pandehurit, më pas i pandehuri largohet nga i dëmtuari. Me këto veprime, i pandehuri Z.B., ka përmbushur elementet e veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Në njoftimin e PTHP-së thuhet se prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës që Berisha të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale për të cilën akuzohet.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë tekst cilësohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga ana e Gjykatës.

/Shqip.com