Lajme

Ngritet aktakuzë ndaj një personi për hyrje në sistemet kompjuterike

Haker

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit S.G për kryerjen e veprës penale “Hyrje në sistemet kompjuterike’’.

Sipas njoftimit të prokurorisë ai këtë vepër penale e ka kryer nga muajit tetor 2017 deri në muajin korrik 2019.

“ I pandehuri S.G., në periudhën kohore nga muaji tetor 2017 e deri në muajin korrik të vitit 2019, në bashkëpunim me të pandehurin R.K.  me qëllim të përfitimit e dobisë pasurore të kundërligjshme kanë  siguruar dhe kanë përdorur në mënyrë të kundërligjshme kartelat bankare të kreditit “VISA” gjithnjë me qëllim që të aplikojnë për mënyrën e transfereve apo pagesave në sistemin “OF-Line”, duke e ditur se për të njëjtat nuk mund të ofrojnë mbulesë.

Me këto veprimi i pandehuri S.G. ka kryer veprën penale “Hyrje në sistemet kompjuterike’’ neni 339 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”./SHQIP.com