Lajme

Ngritët aktakuzë ndaj një mjeku në Podujevë, tentoi ta punësonte mbesën si stomatologe

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj G. Th. nën dyshimin se ka tentuar që ta punësojë mbesën e tij në pozitën e stomatologes në Stomatologjinë e QKMF-së në Podujevë.

Sipas njoftimit, G.Th, ishte në anëtar i komisionit për vlerësimin e kandidatëve.

, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit G.Th., për shkak të veprës penale “Konflikti i interesit”, nga neni 417 paragrafi 1 të KPRK-së.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri i lartcekur, në cilësi të personit zyrtar (mjek) në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, ka marrë pjesë personalisht në një çështje zyrtare, lidhur me përzgjedhjen e një doktori të Stomatologjisë në QKMF Podujevë,  dhe atë të mbesës së tij, në atë mënyrë që në cilësinë e anëtarit të komisionit për vlerësimin e kandidatëve në testin me shkrim dhe intervistimin me gojë, ka rekomanduar që e njëjta të zgjidhet si doktor i Stomatologjisë, në konkursin e publikuar më 09.06.2022, e cila është përzgjedhur në këtë pozitë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, pas verifikimit të lidhjes familjare, konkursi është anuluar.

Lidhur me këtë, Prokurori i Shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që i G.TH të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale në fjalë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë tekst, cilësohen të pafajshëm deri në një vendim përfundimtar nga ana e Gjykatës.

/Shqip.com