Lajme

Ngritet aktakuzë ndaj Dhurata Hoxhës

Dhurata Hoxha / Ish-ministrja e Integrimeve

Prokuroria Speciale e Kosovës sot gjatë ditës ka ngritur aktakuzë ndaj 4 personave për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në mesin e tyre është edhe ish ministrja Dhurata Hoxha.

Sipas njoftimit të prokurorisë, të pandehurit me inicialet F.M., Dh.H., dhe G.D., në cilësi të personave zyrtarë dyshohet se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ndërkaq i pandehuri E.T. dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Ndihmë në kryerjen e veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me nenin 33 të KPRK

Rreth dy vite më parë, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj Hoxhës për inicimin dhe nënshkrimin e një kontrate për lobim me një kompani franceze.

Sipas kësaj aktakuze, Hoxha akuzohet se gjatë kohës sa ishte ministre i kishte tejkaluar kompetencat e saj në momentin kur kishte iniciuar procedurën e prokurimit dhe kishte përcaktuar se cila procedurë e prokurimit duhej të aplikohej madje edhe kishte përcaktuar emrin e kompanisë fituese për zbatimin e kontratës.

Hoxha akuzohet se këto veprime i kishte ndërmarrë në vazhdimësi pasi me kërkesë të saj ishin vazhduar kontratat me kompaninë franceze, e të cilat buxhetit të Kosovës i kishin kushtuar qindra mijëra euro./Shqip.com