Lajme

Ngriten temperaturat për sot

Ilustrim
Ilustrim

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë orëve të mëngjesit pritet të ketë reshje lokale shiu, kryesisht në zonën perëndimore, veriperëndimore dhe atë veriore.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15 deri në 48 kilometra në orë.

Temperaturat do të shënojnë ngritje të ndjeshme, ku minimalet do të luhaten prej 10 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 25 gradë Celsius./SHQIP.com