Lajme

Ngjarjet e paralajmëruara për të enjten

Prishtina

Në ngjarjet të cilat janë parlajmëruar që do të mbahen të enjten, më 21 tetor, është edhe vazhdimi i seancës gjyqësore të Gjykatës Speciale në rastin e Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucatit duke filluar nga ora 09:30, përcjell Shqip.com.

Kurse, në Komisionin për Integrim Evropian do të raportojë ministrja e Arsimit, Shkecës, Teknologjisë dhe Inovacionit nga ora 11:00.

Ndërkaq, nga ora 12:30, në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, ministri Armend Mehaj, mban konferencë për media lidhur me vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Po ashtu, do të bëhet edhe prezantimi online i Raportit të rregullt ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimore në ora 10:00.

Caritasi zviceran, organizon panelin e diskutimit: Rëndësia dhe përfitimet e zhvillimit ne fëmijëri të hershme që organizohet në kuadër të kampanjës “Ndërgjegjësimi për Rëndësinë e Zhvillimit në Fëmijëri të Hershme – Vnoma Veshin” të projektit SHPRESE. (Kino ABC, ora 11:00)./SHQIP.com