Lajme

Ngecin shërbimet komunale, shkak bëhet mungesa e materialeve për zyrë

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku është diskutuar për mungesën e materialeve në zyrë që shërbejnë për ofrimin e shërbimeve administrative.

Komunat e Kosovës, respektivisht Drejtoritë Komunale të Administratës, në takimin e zhvilluar kanë adresuar problemin dhe janë shprehur të gatshëm për të kontribuar në gjetjen e alternativave të reja për tejkalimin e kësaj situate.

Njëra ndër kërkesat është që të shkëputen kontratat ekzistuese dhe të bëhet një furnizim me materiale sipasa kushteve të reja sepse shërbimet komunale nuk mund të ndalohen për shkak të furnizimit me letër.

Një temë tjetër e diskutuar ishte edhe ajo e zgjedhjeve të reja në Këshillet Lokale, si trupa mbështetëse të organeve të Komunës, duke kërkuar përfshirjen në diskutimet rreth temave që prekin interesin e tyre./Shqip.com

/Shqip.com