Ekonomi

Ngadalësohet rritja ekonomike e SHBA-së

Getty Images

Rritja ekonomike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është ngadalësuar në tre muajt e parë të vitit.

Këtë periudhë bizneset reduktuan investimet përballë rritjes së kostove të huasë.

Ekonomia ka shënuar rritje prej 1.1 përqind në baza vjetore, ka njoftuar Departamenti i Tregtisë.

Kjo shënon një rënie prej 2.6 përqindësh në çerekun e parë të vitit, pavarësisht shpenzimeve të mëdha konsumatore, shkruan BBC.

Analistët në anën tjetër janë duke vështruar me nervozizëm se si ekonomia më e madhe globale po përballet me shkallë të lartë të normave të interesit dhe rritjes së çmimeve.

/Shqip.com