Lajme

Ngacmohet seksualisht një vajzë në Prizren

Ilustrim

Dje gjatë ditës, një vajzë ka raportuar në Policinë e Kosovës së është ngacmuar seksualisht.

Sipas raportit policor, i dyshuari ishte i panjohur për viktimën.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se deri sa ishte duke shkuar në shtëpinë e saj, është ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar ende i panjohur. Në vendin e ngjarjes kishte kamera të sigurisë dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Krahas kësaj, PK-ja ka njoftuar se viktima nuk ka pësuar lëndime, por vetëm ishte shqetësuar.

/Shqip.com